Media profesionale online

Në Promedia, respektivisht në KEMM, mund të anëtarësohen mediat online që :

1. 

Kanë një domen MK.

2. 

Kanë një impressum të besueshëm (emri dhe mbiemri i kryeredaktorit, ose redaktorit përgjegjës dhe përbërja e redaksisë), adresa dhe informacione të tjera të nevojshme kontakti.

3.

Publikojnë rregullisht përmbajtje informative me interes publik.

4. 

Tregojnë datën dhe orën e publikimit të përmbajtjes së tyre.

5. 

Kanë të regjistruar shoqëri aktive tregtare ose shoqatë qytetarësh aktive që nuk marrin pjesë në tregun e reklamave dhe njoftimeve tregtare dhe politike.

6. 

Deklarojnë në mënyrë transparente pronësinë dhe mënyrën e financimit në përputhje me ligjet dhe me kërkesë të KEMM dhe Promedia, paraqesin edhe të dhënat e nevojshme për përditësimin e anëtarësimit.

7. 

Kanë së paku dy të punësuar në redaksi, në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës.

8. 

Publikojnë rregullisht përmbajtje autoriale, duke respektuar të drejtat e autorit në përputhje me ligjin dhe në përputhje me rregullat themelore të marrjes së përmbajtjes nga anëtarët e Promedia.

9. 

Kanë publikuar listat e çmimeve për reklamat.

10. 

Tregojnë dukshëm përmbajtjen komerciale me pagesë.

11. 

Respektojnë Kodin e Gazetarëve, Kartën e Raportimit Etik të Zgjedhjeve dhe Statutin e KEMM-së.

12. 

Do të vendosin në faqen e tyre një baner me të cilin marrin përsipër të respektojnë Kodin e Gazetarëve dhe parimet e vetërregullimit.

13. 

Publikojnë vendimet e KEMM-së dhe përfshihen në procesin e ndërmjetësimit.

14. 

Pranojnë përditësimin e rregullt të regjistrit Promedia çdo 3 muaj, nga KEMM dhe SHGM, në koordinim me Komisionin Promedia.

15. 

Прифаќаат редовно ажурирање на регистарот на Промедиа на секои 3 месеци, од страна на СЕММ и ЗНМ, во координација со Комисија на Промедиа.

Rregullat bazë për marrjen e përmbajtjes ndërmjet anëtarëve të Promedia :

1. 

Mediat online profesionale, anëtarë të Promedia dhe KEMM-së, respektojnë autorësinë dhe të drejtën e autorit në përputhje me ligjin, si një nga standardet kyçe etike dhe profesionale të profesionit të gazetarit.

2. 

Termi përmbajtje në kontekstin e këtyre rregullave bazë i referohet teksteve me karakteristika të ndryshme të zhanreve, fotografive, videove dhe përmbajtjeve të tjera multimediale, me të cilat media raporton për ngjarje dhe dukuri nga fusha të ndryshme, si dhe opinione në forma të ndryshme të zhanreve.

3.

Gjatë marrjes së përmbajtjes nga një media tjetër online, është e detyrueshme të shënohet në faqen e parë (në kryetitull, nëntitull ose në titull, dhe si përjashtim kur nuk ka nëntitull, në krye, pra në fjalinë e parë të lajmeve) nga cila media është marrë përmbajtja.

4. 

Përveç rregullit nga pika 3, gjatë marrjes sëë përmbajtjes nga një media tjetër online, është e nevojshme të publikohet një hiperlink për përmbajtjen burimore në një vend të përshtatshëm.

5. 

Në mënyrën e përshkruar në pikat 3 dhe 4, lejohet marrja deri në 20 për qind e përmbajtjes origjinale.

6. 

Çdo media për përmbajtje individuale, të cilën e konsideron ekskluzive, mund të vendosë kushte shtesë të huazimit (embargo e huazimit, etj.), ku kushtet shtesë shpallen për secilën përmbajtje, me një tekst të qartë dhe të dukshëm ose me një lloj tjetër të qartë dhe shenjë të kuptueshme.

Промедиа

© Copyright - Promedia.
Të gjitha të drejtat e rezervuara

Kjo ueb faqe nuk ka lidhje me organizatën qytetare „Promedia“